Vende

Ujëvara e Hinkës, potencial turizmi në Fier


Ujëvara e Hinkës, e cila ndodhet shtatë kilometra larg nga qyteti i Fierit, është kthyer në një destinacion shumë të pëlqyer turistik.

Kjo ujëvarë gjendet në zonën kodrinore-juglindore të këtij qyteti, disi e fshehur nga vargu i  kodrave të Peshtanit.

Ajo është rreth 20-të metra e lartë dhe ujërat që rrjedhin në shtratin e saj vijnë nga burimet përreth.

Ujërat e saj derdhen në Frakull të Madhe dhe më tej në lumin e Vjosës.

Kjo ujëvarë ka qenë një vend çlodhjeje dhe pelegrinazhi për banorët e Peshtanit, Levanit dhe shumë vendeve të tjera.

Ky vend është shfrytëzuar për piknik familjar fundjavave, më së shumti gjatë muajve të pranverës, ku edhe moti fillon të ngrohet.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, thotë se ujëvara është një një bukuri natyrore që shumëkush mund edhe të mos e ketë dëgjuar, por ata që e kanë vizituar kanë mbetur të mrekulluar.

Ujëvara e Hinkës dhe pyjet me pisha të egra që ofron ky vend, janë ideale për një shëtitje alpine, apo një fundjavë ndryshe./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore