Shëndet

Ujë, ja sasia e duhur për konsum nga fëmijët


Uji është një nga pjesët më të rëndësishme të çdo diete. Trupat tanë kanë nevojë për ujë që të ndodhin reaksionet themelore kimike. Kur nuk pimë mjaftueshëm ujë, trupat tanë nuk mund të funksionojnë në mënyrën më të mirë. Ndërsa dehidrimi fillon, kështu ndodh edhe lodhja. Në muajt e nxehtë të verës, uji është i rëndësishëm për sistemin e ftohjes së trupit.

Për të rriturit, marrja e 2-2,5 litra lëngje konsiderohet e mjaftueshme për të përmbushur nevojat ditore. Por si formësohen nevojat e fëmijëve?

Në përgjithësi, nevojat për lëngje të fëmijëve ndryshojnë në varësi të kushteve të mjedisit (temperatura, lagështia), madhësia e trupit, nivelet e aktivitetit fizik dhe përbërja e përgjithshme e dietës së tyre, pasi burimet e ujit nuk përfshijnë vetëm ujë të pijshëm dhe pije të ndryshme, por edhe ushqime të tilla si frutat, perimet dhe produktet e qumështit.

Vlerësohet se marrja totale ditore e ujit vjen nga 20-30% nga ushqimet e ngurta dhe 70-80% nga pijet e ndryshme.

Në mënyrë indikativë, marrja ditore e propozuar e lëngjeve, në varësi të moshës, është si më poshtë:

1-3 vjet: 5 gota

4-8 vjeç: 6-7 gota

9-13 vjeç: 8-10 gota

14-18 vjeç: 10-12 gota

Prandaj, sigurohuni që ta kujtoni fëmijën tuaj të pi ujë shpesh gjatë ditës, madje edhe para se të jetë i etur. Mos harroni se kur shfaqet ndjenja e etjes, ne tashmë kemi humbur rreth 2% të peshës sonë në ujë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore