Përballje

UFC: Ngannou vrastar përball Miocic


Të shtunën, Francis Ngannou deklasoi kampionin e peshave të rënda, Stipe Miocic me një goditje vrasëse që rezultoi në nokaut.

Ndeshja ishte një hakmarrje e takimit të tyre të vitit 2018 në UFC, ku Stipe Miocic kishte dominuar Ngannou gjatë pesë raundeve për një fitore të plotë me vendim unanim në Boston.

Të Shtunën, 34 vjeçari Ngannou tregoi përmirësimet e bëra që nga takimi i tyre i parë, ku ai shfaqi qetësi dhe durim para se të mposhte përfundimisht Miocic-in me një goditje vrastare.

Fitorja shënoi gjithashtu përfundimin e një kërkimi të përjetshëm për Ngannou, i cili u largua nga Kameruni si refugjat dhe jetoi në rrugët e Parisit para se të gjente përfundimisht një palestër me shpresat për t’u bërë kampion i UFC.

Pas gjashtë fitoreve radhazi, dueli i tij i parë për titull kundër Miocic në 2018 nuk kishte sukses për shkak të mungesës së përvojës. Por, në ndeshjen e 2021, Ngannou shkatërroi Miocic-in për t’u bërë kampioni i tretë i lindur në Afrikë në historinë e UFC, duke iu bashkuar Kamaru Usman dhe Israel Adesanya.

Pas fitores së tij, Ngannou tha se ishte i gatshëm të përballej me njeriun që konsiderohej nga shumë njerëz si luftëtari më i mirë në historinë e UFC, Jon Jones, i cili pritet të kalojë në pesha të rënda për të sfiduar titullin më vonë këtë vit.

“Për mendimin tim, Jon Jones është më i madhi i të gjitha kohërave në UFC”, tha Ngannou.

“Ai është një sfidë që unë do të marr dhe do të jetë një gjë shumë e mirë për mua. Por këtë herë ai është sfiduesi. Unë jam kampioni”, shtoi ai.

https://twitter.com/petterkamau/status/1376045850837782531?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1376045850837782531%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2Fpetterkamau2Fstatus2F1376045850837782531widget%3DTweet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore