Përballje

UFC: Ndeshja mes Curtis Blaydes dhe Derrick Lewis


Sporti i arteve marciale të përziera (MMA) ka evoluar me kalimin e viteve deri në pikën ku në ditët e sotme luftëtarët më profesionistë, veçanërisht ata në maje, janë të aftë të përziejnë së bashku një sërë stilesh luftarake dhe të luftojnë në divizione të ndryshme.

Por, ndeshja në mes të Curtis Blaydes dhe Derrick Lewis, do jetë një ndeshje e stilit të vjetër ku të dy janë specialistë.

Sigurisht, as Blaydes i cili është numër tre në renditjen e peshave të rënda në listën e ESPN, e as Lewis i renditur në të pestin nuk arritën atje ku janë duke qenë tërësisht një-dimensionalë.

Blaydes ka treguar përmirësim me grushtat e tij dhe në mbrojtjen e tij goditëse, ndërsa Lewis nuk është një kërcënim i madh në mundje, ai ka treguar aftësi në muskulimin e tij përsëri në këmbë kur është e nevojshme.

Por, ndeshja mes këtyre dyve do të shkoj me Blaydes duke kërkuar ta rrëzojë Lewis  dhe ta mund me këtë teknik, ndërsa Lewis do të përpiqet ta dërgojë Blaydes duke e sulmuar me grushta.

Pavarësisht se të dy luftëtarët janë renditur në pesë të parët në  peshat e rënda, asnjëri nuk është në prag të një goditjeje në kampionat. Kjo luftë fillimisht u rezervua për nëntor, para se Blaydes të dilte pozitiv me COVID-19.

Atëherë, fotografia e titullit në pesha të rënda ishte e errët. Por që nga ajo kohë, UFC ka rezervuar kampionin Stipe Miocic në një mbrojtje të titullit më 27 mars kundër Francis Ngannou.

Ish kampionit të peshave të rënda, Jon Jones, i’u është premtuar ndeshja ndaj fituesit së këtyre dy të fundit.

Fituesi i së dielës do të presë për ndeshjen e rradhës e cila pastaj mund të dueli për kampion, ndërsa statusi i humbësit do të rrëzohet dhe nuk do ketë shance për titullin e kampionit.

30 vjeçari Curtis Blaydes ka 14 fitore e 2 humbje, ku 10 i ka fituar me nokaut.

Ndërsa, 36 vjeçari Derrick Lewis ka 24 fitore, 7 humbje, dhe 19 i ka fituar me nokaut.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore