Sport

UFC: Marrëveshja shumë pranë, Dustin Poirier kundër Michael Chandler


Një luftë shumë e pritur për fansat e UFC-së është ajo mes Dustin Poirier dhe Michael Chandler. Ndeshja mund të ndodhë për UFC 281 më 12 nëntor në “Madison Square Garden” në Nju Jork.

Ariel Helwani nga MMA Fighting ishte ai që konfirmoi luftën, por askush nga organizata e UFC-së nuk e ka zyrtarizuar përballjen.

Dustin Poirier (majtas) & Michael Chandler (djathtas)

Ndërsa UFC 276 promovoi 12 luftime brenda tetëkëndëshit, një luftë në divizionin elitar të peshave të lehta gati shpërtheu jashtë “T-Mobile Arena” në Las Vegas.

Luftëtarët Dustin Poirier, i renditur i dyti dhe Michael Chandler, i renditur i pesti, hynë në një debat të ashpër dhe pothuajse shkuan deri në përplasje fizike.

Përplasja u regjistrua nga luftëtari brazilian, Gilbert “Durinho” Burns, partneri stërvitor i Chandler.

Në videon e postuar nga sportisti në rrjetet sociale, audio është praktikisht e pakuptueshme, por Poirier duket mjaft i mërzitur.

Nuk dihet ende arsyeja e debatit. Edhe pse të dy kanë shprehur interesim për një ndeshje mes tyre, asgjë nuk është miratuar apo njoftuar nga UFC.

Poirier nuk ka luftuar që nga dhjetori i kaluar, kur humbi nga Charles do Bronx në meçin e brezit të peshave të lehta.

Chandler gjithashtu humbi ndaj brazilianit në maj 2021, por që atëherë ka humbur ndaj Justin Gaethje në nëntor dhe mundi Tony Ferguson në maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore