Përballje

UFC/ Edwards i gatshëm të sfidojë Usman për titullin e peshave deri në 77kg


Britaniku Leon Edwards është në radhë për të luftuar kundër kampionit Kamaru Usman për titullin e peshave deri në 77kg, thotë presidenti i UFC, Dana White.

30 vjeçari, Edwards, nuk ka humbur në 10 luftime dhe është numri tre në botë momentalisht.

Pretendenti kryesor Colby Covington, i cili humbi nga Usman në nëntor, ka rënë dakord të ndeshet me Jorge Masvidal në mars.

I pyetur nëse Edwards do të ishte i pari që do të luftonte për titullin, White tha se “100%. Ai pati ndeshje të vështira dhe ai e meriton atë”.

Edwards ka bërë thirrje për të luftuar për titull në dy vitet e fundit, por Masvidal, Covington dhe Gilbert Burns kanë pasur mundësi përpara tij.

Burns ishte pretendenti numër një kur ai luftoi dhe humbi në shkurt, ndërsa Covington dhe Masvidal janë dy nga yjet më të mëdhenj në divizion.

White tha: “Nëse e shikoni, Colby humbi nga Usman dy herë, Gilbert humbi. Leoni është i radhës. Ai është numri tre”.

Masvidal dhe Covington janë planifikuar të luftojnë në UFC 272, një marrëveshje e cila i hapi rrugën Edwards për t’u përballur me Usman në një rimeç. Edwards humbi nga Usman në vitin 2015.

White tha se Edwards ishte një nga luftëtarët e paktë të përgatitur për t’u përballur me yllin në rritje Khamzat Chimaev.

Ata u rezervuan për të luftuar në janar 2020 përpara se Chimaev të rezultonte pozitiv me COVID-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore