Sport

UFC: Adesanya ruan titullin, Moreno bëhet kampion – Diaz prodhon spektakël


Israel Adesanya dhe Martin Vettori gjatë meçit të fundit

Një kampion dominant ruajti titullin. Një tjetër e humbi.

Kjo ishte nata e arteve marciale në UFC 263 e cila përveç rezultateve, prodhoi një kombinim ngjarjesh interesante, me vendimin unanim për fitore të Israel Adesanya-s kundër Marvin Vettori-t, titullin e fituar nga Brendon Moreno, pasi e detyroi të dorëzohet kampionin Deiveson Figueiedo në raundin e tretë, dhe meçin mes Leon Edwards dhe Nate Diaz, që për pak nuk prodhoi një nga rikthimet më sensacionale në histori të UFC-së.

Pas mposhtjes së Vettori-t, Adesanya do të duhet të ndeshej me ish-kampionin Robert Whittaker, nga i cili edhe kishte marrë titullin.

Whittaker nuk ka humbur qysh kur u mposht nga Adesanya, prandaj e ka të pamohueshme edhe një mundësi për titull kampioni.

Ndërsa Brendon Moreno në meçin e radhës ose do t’i duhet të ri-takohet me Deiveson Figueiedo për një trilogji, ose të mbrojë titullin në ndeshje me Askar Askarov, meqë Moreno para dy vitesh ishte ndeshur me të dhe lufta kishte përfunduar pa fitues – barazim.

Ndërsa Leon Edwards tashmë ka bërë mjaftueshëm për të fituar një mundësi kundër kampionit Kamaru Usman, meqë ka 10 fitore rresht pa humbje.

Humbjen e fundit e kishte pikërisht kundër Usman, kur edhe ky i fundit po ngjiste shkallët drejt titullit.

Ndërsa për Nate Diaz mund të paramendohet një meç kundër Jorge Masvidal.

Të dy kanë lënë në gjysmë diçka, kur meçi i fundit u ndërpre nga mjeku, për shkak të një çarje që kishte Diaz mbi sy.

Përkundër se nuk do të ishte një ndeshje për titull kampioni, prapë është përballje që shikuesit e duan, pasi që të dy përfaqësojnë “shkollën e vjetër” dhe kanë fansat pas vetës.

Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në vijim, sa të qetësohet situata pas furisë së UFC 263.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore