Sport

UFC 262: Chandler-i i ‘Hekurt’ synon kreun e klasifikimit


UFC (Kampionati Kulmor i Luftimit) rikthehet në edicionin e 262-të me Michael Chandler dhe Charles Oliviera të cilët do të luftojnë për titullin e peshave të lehta.

Ndeshja do të zhvillohet ne Texas të SHBA-ve më 15 maj dhe, tani që kampioni i padiskutueshëm Khabib Nurmagomedov (29 – 0 – 0) është tërhequr zyrtarisht dhe përfundimisht nga kompeticoni i UFC-s, një seri luftetarësh artesh marciale mikse kanë filluar gjuetinë ndaj titullit që më parë i ishte i “prangosur” nga dagestanezi Nurmagomedov.

Ndër to, natyrisht që është ish-kampioni i Bellator (një tjetër kompani që zhvillon kampionate artesh marciale mikse) i cili shpreson të lidhi rripin lightweight rreth belit të tij.

Chandler (22 – 5 – 0) vjen drejtpërdrejt nga fitorja plot potere kundër Dan Hooker (20 – 10 – 0) në edicionin e 257 të UFC, i cili u zhvillua më 24 janar.

Momentet e fundit përpara se arbitri të ndalonte ndeshjen – Chandler e ka gozhduar mbi kanavacë Hooker-in me një breshëri brutale grushtesh

Ajo që mbeti atë natë veç fitores brutale së Chandler me nokaut në minutën 02:30 të raundit të parë, ishte deklarata e shkurtër e tij:

“Me duhet të çlirojë një masë që më rëndon kraharorin. Ju them këtë: ky është momenti më i rëndësishëm në jetën time profesional;

Surprizë – Conor McGregor, kategoria e peshave të lehta ka një mbret të ri; Dustin Poirier, koha jote po vjen, përgatitu; Khabib Nurmagomedov, kurdoherë ta shohësh të arsyeshme, na ndero me prezencën tëndë në oktogonin e UFC-s dhe nëse e bën, natyrisht që do të kërkosh të udhëtosh drej fitores tënde të 30-të por, që ta bësh do të të duhet t’më mundesh mua… nëse do mundësh! Zoti ju bekoftë dhe shihemi në krye”, u shpreh Chandler në intervistën e pas-ndeshjes për UFC.

Sa i përket Nurmgomedov, nuk gjasë të kthehet më por, çdo gjë mund të ndodh. Nëse Chandler-i i “Hekurt” (nofka e Michael Chandler) sprovon peshën e dominancës së tij brenda listës së luftëtarëve të kategorisë së peshave të lehta, atëherë ndoshta mund të shohim një paraqitje të befasishme jo vetëm të Nurmagomedov-it brenda kafazit tetëkëndor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore