Sport

UFC 258 dhe 259


UFC vazhdon aktivitetin kalendarik për këtë vit me dy edicionet e rradhës – i 258-i [14 shkurt] dhe i 259-i [6 mars].

Edhe pse në kartat parësore listohen një seri ndeshjesh, ato që marrin përparësi janë ‘eventet kryesore’, siç i cilëson vetë UFC.

Për ta shtjelluar më shumë se kaq, eventet kryesore përmbajnë përballjet më të kërkuara nga audienca dhe ndërsa UFC mban ekskluzivitetin e transmetimit, këto evente mund të aksesohen për t’u shikuar vetëm kundrejt një pagese. Pra, luftëtarët që do të ndeshen kanë rekorde të larta dhe gëzojnë më shumë popullaritet se pjesa tjetër, ndërkaq, shenjojnë indeks shikueshmërie më të lart.

Kamaru Usman (17 – 1 – 0) mbron titullin e kampionit të botës në kategorinë e peshave welterweight [këto pasha gjenden midis peshave të mesme e atyre të lehtave], kundër sfidantit Gilbert Burns (19 – 3 – 0).

Peshat e mesme do të përfaqësohen nga dueli Uriah Hall (17 – 9 – 0) – Chris Weidman (15 – 5 – 0) dhe, në të njejtën kart do të zbresin edhe femrat e kategorisë flyëeight; numëri 10 (Maycee Barber 8 – 1 – 0) dhe numëri 15 (Alexa Grasso 12 – 3 – 0) i asaj kategorie, sipas renditjes së UFC-së.

259-a do të gjejë një ndër yjet ndërkombëtare të arteve marciale mikse, gjithashtu i kondisderuar si një ndër artistët marcial më të mirë i të gjithë kohërave [numëri tre në renditjen e përgjithshme të UFC-së], Israel Adesanya (20 – 0 – 0). Adesanya do të sfidoi Jan Blachowicz (27 – 8 – 0) për titullin e light heavyweight, ndërkohë që vesh rripin e titullit të kampionit të peshave të mesme në UFC.

Amanda Nunes  (20 – 4 – 0) – Megan Anderson (11 – 4 – 0) do të jetë ndeshja e dytë e këtij edicioni. Nunës nuk është aspak e huaj në skenën ndërkombëtare të arteve marciale mikse; ajo kryeson në renditjen e përgjithshme të UFC-së për femrat dhe, është e vetmja që ka arritur të bëhet kampione në dy kategori të ndryshme (bantamweight dhe featherweight). Veç Nunes, Conor McGregor dhe Daniel Cormier kanë arritur të njejtin status.

Ndeshjet kryesore dhe ato pasardhëset, do të zhvillohen në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore