Sport

UFC 257 hap dyert për tifozët në Abu Dhabi


Për herë të parë në kohë pandemie, UFC hap dyert për tifozët që duan të shohin luftimet nga afër.

Në edicionin e 257-të të ligës së UFC-së e arteve marciale mikse, pritet revanshi i Conor McGregor kundër Dustin Poirier. Ndeshja do të zhvillohet në 23 janar të këtij viti dhe konsiderohet eventi kryesor i këtij edicioni.

Stafi organizativ i federatës ka pajisur stadiumin me një ‘zonë sigurie’, në të cilën tifozët do mund të shohin përballjet pa konflikt kundrejt masave të marra nga Covid-19.

Që prej muajit mars i 2020-ës e deri tani, eventet e arteve marciale mikse të UFC-së janë zhvilluar me dyer të mbyllura – fakt që ka rritur akoma dhe më shumë shikueshmërinë përmes mjeteve altenrative./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore