Sport

UEFA publikon video reklamuese të Tiranës në prag të finales së Conference Leauge


Finalja e edicionit të parë të Europa Conference Leauge do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Roma dhe Feyenoord do të përballen në mitingun e “Air Albania” mbrëmjen e 25 majit duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale evropiane.

UEFA Conference League ka zgjedhur t’ia prezantojë botës në mënyrën më të bukur kryeqytetin e Shqipërisë.

Në një video 30 sekondëshe të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbei, Pazari i Ri, Zogu i Zi…për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Feyenoord.

Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Conference League shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.”

Tashmë një pjesë e tifozëve të Romës dhe Feyenoord kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa me dhjetëra mijëra të tjerë pritet të vijnë në Tiranë deri të mërkurën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore