Euro 2020

UEFA nuk ndryshon mendim: Gjithçka siç është planifikuar


Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, ka pohuar se pjesa tjetër e ndeshjeve që ka mbetur për t’u zhvilluar në Euro 2020 do të kryhet siç ishte planifikuar në fillim.

UEFA nuk e ndryshon programin dhe thotë se “të gjitha ndeshjet e mbetura të Euro 2020 do të zhvillohen siç janë planifikuar”.

Më tej, ajo shpjegon se pavarësisht masave të marra nga çdo shtet në lidhje me variantin “Delta” të koronavirusit, vendet që do të presin ndeshjet e mbetura të Evropianit kanë në fuqi masa që janë plotësisht në përputhje me rregulloret e vendosura që në fillim dhe nuk përbëjnë pengesë.

Por, gjithashtu UEFA përsërit se “po ndjekim masat e marra nga autoristet”. Rritja e rasteve pozitive, që rrjedhin nga varianti “Delta”, nuk e çoi UEFA të ndryshonte kalendarin.

“Vendimi përfundmitar mbi numrin e spektatorëve që do të ndjekin ndeshjen dhe kërkesat e tifozëve për të hyrë në këto shtete pritëse do të varen plotësisht nga autoritetet shëndetësore lokale”, thuhej në deklaratën e UEFA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore