Sport

UEFA konfirmon se cilat kombëtare nuk mund të përfshihen në një grup, aty është edhe Kosova


Shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024” do të hidhet më 9 tetor.

Ky short nuk do të jetë i gjithë i lirë, pasi që UEFA ka disa kushte, për disa kombëtare që nuk mund të përfshihen në një grup me njëra tjetrën.

Në mesin e tyre është edhe Kosova, ku UEFA ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do të mund të jetë në të njëjtin grup me dy kombëtare.

Bëhet fjalë për Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën – kjo për arsye politike.

“Këto çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltari/Spanja, Kosova/Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosova/Serbia”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kosova gjendet në vazon numër 4, bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore