Sport

UEFA/ Iniciohet procesi për dënime ndaj Real Madrid-it, Barcelonës dhe Juventus-it


Krijimi, dështimi dhe refuzimi për t’u larguar nga Superliga, duket se do t’i kushtojë shumë tre klubeve.

Ato janë Real Madrid-i, Barcelona dhe Juventus-i.

Pas shumë raportimeve, UEFA ka zyrtarizuar që do të fillojë investigimin e çështjes.

Me anë të një komunikate zyrtare, UEFA shkruan:

“Në përputhje me artikullin 31 (4) të rregullave disiplinore të UEFA-s, inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s sot janë emëruar për të administruar një investigim disiplinor lidhur me një shkelje të mundshme të rregullave të UEFA-s nga Real Madrid CF, FC Barcelona dhe Juventus FC në lidhje me të ashtuquajturin, projekti i ‘Superligës’”.

“Informacione shtesë rreth kësaj çështje do të bëhen të ditura me kalimin e kohës”.

Tabloide të ndryshme raportojnë që këto tre klube mund të dënohen me dy vite mospjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s.

Por, vendimi i gjykatës së Madrid-it, muajin e kaluar, ku mbrohen skuadrat e Superligës, mund të jetë pengesë për UEFA-n.

Shumë shpejt, kjo çështje mund të kthehet në një luftë të hapur mes institucionit më të lartë të futbollit evropian dhe tre gjigantëve të këtij kontinenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore