Sport

UEFA i kërkon falje tifozëve të Real Madrid-it dhe Liverpool-it


 UEFA u ka kërkuar falje tifozëve të Liverpool dhe Real Madrid të përfshirë në ngjarjet rreth finales së Ligës së Kampionëve dhe tha se kjo nuk duhet të ndodhë më.

Tifozët e Liverpool përshkruan policinë e ashpër, kaosin organizativ dhe mbipopullimin në ndeshjen e së shtunës së kaluar.

Real Madrid ka kërkuar përgjigje për “seri të ngjarjeve fatkeqe”.

“Asnjë tifoz futbolli nuk duhet të vihet në atë situatë dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.

Kujtojmë se finalja mes Real Madrid dhe Liverpool përfundoi me fitoren e Los Blancos, me rezultar 1:0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore