Euro 2020

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Anglisë për ndeshjen përballë Danimarkës


Shtëpia e futbollit Evropian (UEFA), po heton një numër incidentesh që ndodhën gjatë fitores së Tre Luanëve në Wembley të Mërkurën.

UEFA ka konfirmuar se procedurat disiplinore janë hapur kundër Anglisë pas fitores së tyre në gjysmëfinalen e Euro 2020 ndaj Danimarkës, pasi ishte përdorur një “laser” nga tifozët për të penguar portierin danez, Kasper Schmeichel.

Brohorimat kundër himnit kombëtar danez nga pjesët e tifozëve të Anglisë gjithashtu ka rënë nën vëzhgim, së bashku me vendosjen e fishekzjarreve pas fitores 2-1 pas kohës shtesë.

Skuadra e Gareth Southgate tani po përgatitet për një finale me Italinë në Wembley të Dielën, por po pret të zbulojë se çfarë veprimi, do të ndërmerret.

Anglia pësuan kundër danezëve, duke pranuar golin e tyre të parë në turne, me Mikkel Damsgaard që goditi një goditje të lirë përtej Jordan Pickford.

Një autogol nga Simon Kjaer nëntë minuta më vonë rivendosi barazinë dhe e detyroi ndeshjen përtej kohës së rregullt.

Zyrtarët e ndeshjes u bashkuan për një bisedë para fillimit të kohës shtesë, me gjyqtarin Danny Makkelie që tha se një laser po përdorej në turmë.

Kamerat televizive kapën një dritë që ndriçonte në fytyrën e portierit danez, Kasper Schmeichel ndërsa ai përgatitej të përballej me penalltinë që do ta godiste kapiteni anglez, Harry Kane.

Schmeichel priti penaltinë, por topi iu kthye Kane i cili shënoi lehtësisht për epërsinë e anglezëve.

Organi drejtues i futbollit evropian po shqyrton incidentin, së bashku me një numër akuzash të tjera.

Një deklaratë nga UEFA thotë: “Procedurat disiplinore janë hapur pas ndeshjes gjysmëfinale të UEFA Euro 2020 mes Anglisë dhe Danimarkës, luajtur më 7 korrik në Stadiumin Wembley, Londër.

“Akuzat kundër Anglisë: Përdorimi i treguesit laser nga mbështetësit e saj; shqetësimi i shkaktuar nga mbështetësit e saj gjatë himnit kombëtar; ndezja e fishekzjarrëve nga mbështetësit e saj.

“Çështja do të merret nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) i UEFA në kohën e duhur”, kanë përfunduar UEFA.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore