Euro 2020

UEFA fton në finalen e Euro 2020 Eriksen-in dhe stafin mjeksor që i shpëtoi jetën


UEFA i ka dërguar ftesë Christian Eriksen-it dhe stafit mjeksor që i shpëtuan jetën këtij të fundit, në përballjen mes kombëtares së tij, Danimarkës me Finlandën, për të qenë të pranishëm në finalen e Euro 2020.

Sipas “ESPN” UEFA kërkon të ketë të pranishëm në stadium Eriksen-in, së bashku me stafin mjeksor më 11 korrik në orën 21:00.

Në total janë dërguar tetë ftesa, ku Eriksen-i do të jetë i pranishëm edhe me bashkëshorten. Gjithsesi asnjë nga tetë personat që kanë marrë ftesë nuk ka dhënë aprovimin se do të jetë i pranishëm.

Njëri prej mjekëve që ka marrë ftesë, Peder Ersgaard  tha se “jam aq i ngazëllyer sa një fëmijë në prag të Krishtlindjeve. Jam shumë krenar për punën time, por edhe për tërë ekipin. Nuk ishte një përpjekje individuale”.

“Shpresoj të shoh Itali-Danimarkë në finale” vazhdoi Ersgaard-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore