Sport

UEFA Europa Ligë premton spektakël në fazat finale


UEFA Europa Ligë pritet të fillojë fazën e 1/32, në datën 18 shkurt, si dhe ndeshjet e kthimit në datat 24-25 shkurt. Këtë sezon janë të shumta ekipet e mëdha që garojnë në këtë kompeticion, për ta bërë të tyre trofeun, duke filluar nga Milan-i, Manchester United, Arsenal-i, Roma, Napoli, Ajax-i etj.

Mes 16 sfidave të këtij raundi, shorti ka përballur ndeshje tepër të forta midis ekipeve më me emër në Europë. Spikasin sfidat Real Sociedad-Manchester United, Benfica-Arsenal, Salzburg-Villareal, Lille-Ajax dhe Olympiacos-PSV Eindhoven.

Sfidat e tjera duken më të lehta në letër për ekipet e mëdha, por që në këtë fazë, jemi mësuar që nuk ka ndeshje të lehta dhe çdo ekip synon finalen e madhe të 26 majit 2021, në “Stadion Energa”  të Gdansk-ut në Poloni.

Interesant është fakti që skuadrat e mbetura në Europa Ligë kanë më shumë trofe të fituar në Ligën e Kampionëve, sesa trofe në Ligën e Europës.

Trofet e fituar të Ligës së Europës nga ekipet aktuale janë tetë, përkatësisht dy trofe Tottenham-i dhe nga një trofe Ajax-i, PSV Eindhoven-i, Bayer Leverkusen-i, Napoli, Manchester United dhe Shakhtar Donetsk-u.

Trofet e fituar të Ligës së Kampionëve, nga ekipet që luajnë në raundin e 1/32 të Ligës së Europës janë 18. Kryeson Milan-i me shtatë trofe, ndiqet nga Ajax-i me katër, Manchester United me tre, Benfica me dy, PSV Eindhoven-i dhe Cervena Zvezda me nga një trofe./AlbanianPost.com

Ndeshjet e raundit 1/32:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore