Sport

UEFA do të akordojë fonde deri në 6 miliardë euro për futbollin evropian


Organi më i lartë drejtues i futbollit në Evropë, UEFA, thuhet se do të japë ndihma për të shpëtuar futbollin evropian nga kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, shuma që UEFA ka në plan për të akorduar për futbollin evropian është rreth 6 miliardë euro.

Financimi është pjesë e një strategjie me tre drejtime, e cila do të bëhet publike javën e ardhshme dhe do të ndihmojë klubet, pasi këto të fundit kanë krizë financiare për shkak se stadiumet kanë qenë të mbyllura dhe të drejtat televizive pësuan rënie.

Fondet e akorduara nga UEFA do të jenë me norma të ulëta interesi, në mënyrë që klubet të jenë në gjendje të ristrukturojnë borxhet ekzistuese për periudha pesë deri në shtatë vjet.

UEFA është në kontakte me “Centricus Asset Management”, e cila pritet të jetë financuese e projektit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore