Jetesë & Stil

Udhëtime kilometrike, ndërmerrni masa për të vegjlit


Pasja e një fëmije nuk i pengon domosdoshmërish planet tuaja të udhëtimit. Por, nëse jeni duke vizituar gjyshen ose po shkoni me pushime, ka disa faktorë që duhet të merren parasysh para se të sillni një fëmijë në një aeroplan.

Sjellje e bezdisshme, si dhe presioni i dhimbshëm i veshit, mund të çojnë në ulërima, të qara dhe shqetësime të përgjithshme. Sigurohuni që të jeni të përgatitur për të trajtuar më të keqen.

Një fëmijë mund të udhëtojë që në javën e parë të lindjes, por ai ka nevojë për gjumë dhe për qetësi.

Fëmija është i vogël dhe i ndjeshëm dhe nuk është e nevojshme të merren rreziqe të panevojshme. Për personat që dëshirojnë  të udhëtojnë drejt destinacioneve të largëta është e nevojshme që fëmija të mbushë 6 muaj. Dhe kryesisht preferohet udhëtimi gjatë natës.

Vendet që duhen evituar gjatë udhëtimit me një bebe:

Vendet që janë në distancë të largët

Bebja lodhet shpejt dhe është i ndjeshëm ndaj ndryshimit të orarit. Nëse vendosni të udhëtoni në distanca të largëta atëherë qëndroni atje për rreth 10 ditë në mënyrë që bebja të mos jetë gjatë gjithë kohës në rikuperim.

Zonat e larta malore

Ulja e nivelit të oksigjenit është e rrezikshme për fëmijët e vegjël. Është pse jo të gjithë fëmijët kanë të njëjtin reagim ndaj lartësisë, është krijuar renditja e mëposhtme.

Nëse fëmija është më i vogël se 1 vjeç, mos e kaloni lartësinë 1200 metra.

Për fëmijët e moshës 1 dhe 2 vjeç  nuk duhet kaluar lartësia 1800 metra.

Për fëmijët e moshës nga 2 deri në 5 vjeç  nuk përbën rrezik deri në 2500 metra lartësi.

Për fëmijët e moshës 5 deri në 10 vjeç  mos i kaloni 3000 metra.

Mbi 10 vjeç, fëmija mund të përballojë lartësinë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore