Lajme

Udhërrëfyesja që kaloi izolimin në Arktik


Valentina Miozzo/ViaggiareLibera

Për shumicën prej nesh, pandemia ka nënkuptuar vetmi të detyruar.

Por për të tjerët, ka qenë shansi për të shkuar në kërkim të asaj vetmie. Dhe ku mund tё bëhej mё mirё sesa në Arktik?

Në fakt, Valentina Miozzo shkoi një hap më tej.

Ajo vendosi tё zhvendosej në veriun e largët të Norvegjisë.

“Dhjetori dhe janari ishin dy muaj thjesht errësirë”, thotë ajo.

Miozzo, nga rajoni verior italian i Emilia Romagna e pa jetёn e saj të përmbysej nga pandemia.

Një udhёrrёfyese udhёtimesh, e cili shoqëronte italianët në udhëtime jashtë vendit, krijoi një blog ku pёrshkruante vende tё ndryshme në Itali. Blogu i saj quhej Viaggiare Libera(udhёtime falas).

“Gjithçka ishte përqendruar në turizëm. Jeta ime ishte gjithnjë në rrugë – unë isha larg shtëpisë rreth gjashtë muaj në vit”, thotë ajo.

Derisa pandemia goditi. Ashtu si të tjerë të panumërt në industrinë e udhëtimeve, jeta e Miozzo u ndal ashpёrsisht.

Në pamundësi për të udhёtuar, ajo vazhdoi tё shkruajё duke bërë reklama në internet.

Por pasi Italia kishte kaluar një nga bllokimet më të ashpra në botë dhe me fillimin e verës sё vitit 2020 ku gjёrat po dukeshin se po stabilizoheshin shpresat e Miozzou rindezёn sёrisht.

Kur njё ofertё i erdhi nё Instagram në shtator, për të drejtuar njё shtёpi mysafirёsh, në Rrethin Arktik, ajo u ngazёllye.

“E pashë atë si një mundësi të bukur për të vizituar vende që mbase nuk do t’i kisha zgjedhur kurrë shkopin tim”, thotë ajo.

“Meqenëse nuk mund ta bëja më punën time, kjo ishte një mënyrë për të udhëtuar dhe për të jetuar një realitet tjetër. Natyrisht në një mënyrë më statike”, shprehet Miozzou.

Një muaj më vonë, ajo mbërriti në Kongsfjord, rreth 2 mijё e 400 milje në veri larg shtëpisë së saj nё Modena, Itali.

Kongsfjord ka vetëm 28 banorë dhe nuk ka arkitekturë mesjetare.

“Supermarketi më i afërt është 25 milje larg. Spitali më i afërt është gati 200 milje dhe aeroporti padyshim 25 milje. Në dimër, kishte erëra 120 kilometra nё orё dhe akull kudo. Kështu që ishte e vështirë të kalojё”, thotё Miozzou.

 

Netët e gjata dhe të errëta

Pak pas mbërritjes sё Miozzou, netët polare mbërritën.

Nga mesi i majit deri në mes të korrikut, Kongsfjord vishej nga dielli i mesnatës.

Nuk ka perëndim dielli për dy muaj, dhe trupi nuk e pranon që është natë kur dielli nuk perёndon. Kështu që është më e vështirë për të fjetur”, thotë ajo.

Kur shkoni në vende tё nxehta, ju merrni energji nga jashtë, nga të tjerët, nga klima, atmosfera.

Kur e gjeni veten në një vend si ky, plotësisht të izoluar, ajo që mësoni të bëni është të gjeni energji tek vetja juaj.

Miozzo e quan popullsinë 28-anëtarëshe të Kongsfjord “shumëkulturore”. Ajo pёrbёhet nga gjermanë, letonë, italianë dhe tajlandezë të cilёt jetojnë tё gjithё së bashku me vendasit dhe komunikojnë anglisht.

Nuk është hera e parë që Miozzo ka kaluar periudha të gjata jashtë vendit. Ajo kaloi tre vjet në Londër 18 vjet më parë. Por së fundmi, është përqendruar më shumë në klimat më të nxehta, duke shpenzuar tre muaj në Indi, Indonezi dhe Senegal, si dhe një vit në Azinë Juglindore.

Gjë që e bën vendimin e saj për të goditur Arktikun edhe më befasues.

Por ajo thotë se është e pamundur të krahasohet Arktiku me diku tjetër.

Në fakt, ajo thotë se Norvegjia veriore është një botë ndryshe nga jugu i vendit.

“Klima, drita, errësira – është gjithçka ndryshe. Këtu, është tundra e vërtetë. Pemët nuk rriten – është një peizazh me të vërtetë i egër. Kemi dhelpra të kuqe dhe Arktike, dhe ka drerё kudo.

Unë kam jetuar në tundrën e Arktikut. Ndërsa qytetet në Norvegji ishin nën kufizime, izolimi ekstrem në fshat do të thoshte se jeta mund të vazhdonte normalisht. Nuk kam mbajtur maskë për shtatë muaj”, thotë Miozzo.

Sipas miozzo, para pandemisë kishte një lloj turizmi të lidhur me ekzibicionizmin dhe praninë në mediat sociale.

Ju duhej të tregonit se jeni diku, duke bёrё një selfie me një tigër ose një person autokton. Udhëtimi po humbte domethënien e tij si një instrument i rritjes personale, i vetë-zbulimit.

“Ne duhet të bёhemi më tё vetëdijshёm pёr fuqinё e natyrёs. Pandemia duhet t’i bëjë njerëzit ta mendojnё veten si pjesë integrale tё natyrës dhe jo si muze, apo objekt përdorimi”, thotë ajo.

Jeta Arktike përgjithmonë?

Periudha zyrtare e Miozzo në bujtinë përfundoi dy muaj më parë.

Megjithatё, ajo nuk do të kthehet në Itali. Miozzo ka blerë një makinë së bashku me Eugjeninë dhe po shkojnë për në veri të arkipelagut ultra të largët Svalbard.

Vendbanimi i veriut i banuar gjatë gjithë vitit në planet, i ulur vetëm 650 milje poshtë Polit të Veriut, ku njerëzit ndajnë rrugën me arinj polare.

Pas një muaj udhëtimi, ato do të drejtohen në jug për në ishujt Lofoten, ku do të menaxhojnё një bujtinë tjetër.

Në vjeshtë ajo po mendon të kthehet në Itali.

“Unë e zgjodha karrierën time për këtë arsye, unë mund të punoj duke udhëtuar. Unë gjithmonë kam lënë dyert e hapura për atë që jeta ofronte”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore