Bota

Udhëheqësi i Hamasit: I gatshëm për të negociuar pas kthimit të robërve izraelitë në Gaza


Udhëheqësi politik i Hamasit, Yahya Sinwar, të hënën e 31 majit tha se organizata ushtarake është gati për t’u angazhuar në negociata për kthimin e civilëve izraelitë dhe trupave të ushtarëve të kapur në Gaza.

Ai u shpreh se ka pasur progres mbi këtë çështje, por që u ndal për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Izrael.

“Në ditët në vijim do të shohim ecurinë e diskutimeve në Kajro, në një përpjekje për të arritur marrëveshje”, tha ai. Gjithashtu, i këshilloi njerëzit “të mbajnë numrin 1 mijë e 111”.

Më herët, të hënën, Khalil al-Hayya, nënkryetari i Hamasit në Gaza, komentoi mbi bisedimet në Kajro.

Sipas tyre, synohet që të arrijnë në një armëpushim afatgjatë midis Izraelit dhe Hamasit.

Ai tha se grupi palestinez po insistonte që çështja e robërve të mos ishte i lidhur me çdo çështje tjetër, si rindërtimi në Gaza ose veprimet e Izraelit në Jerusalemin Lindor. Ai shtoi se Izraeli nuk kishte qenë serioz në lidhje me marrëveshjen përpara operacionit ushtarak të këtij muaji.

Ndërkohë, kreu i inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel, i cili po drejton bisedimet për konsolidimin e armëpushimit, rindërtimin në Gaza, robërit izraelitë dhe pajtimin palestinez arriti të hënën në Gaza.

Komenti i Sinwar-it erdhi një ditë pasi Kamel u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, mes përpjekjeve për të zhvilluar armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hamasit këtë muaj.

Pas takimit të Netanyahut me Kamel, nga zyra e kryeministrit deklaruan se ai kishte ngritur çështjen e robërve dhe eshtrave të ushtarëve.

Në fillim të këtij muaji, gjatë luftimeve midis Hamasit dhe Izraelit, The New York Times raportoi se Hamasi mund të riatdhesojë disa robër izraelitë për një kohë të gjatë, në këmbim që autoritetet e Jerusalemit, të lejojë kalimin e fondeve dhe mallrave në Gaza.

Një zyrtar i lartë izraelit tha se një armëpushim me Hamasin do të përpiqet të përfshijë kthimin e trupave të dy ushtarëve izraelitë të mbajtur nga Hamas-i në Rripin e Gazës, Hadar Goldin dhe Oron Shaul, si dhe dy civilëve izraelitë, Hisham al-Sayed dhe Avera Mengistu, të cilët po mbahen rob në enklavë, raportoi Times.

Marrë dhe përshtatur nga Haaretz, për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore