Përballje

UCL/ Chelsea kalon në çerekfinale, përmbys epërsinë e Dortmund-it


Chelsea bëhet ekipi i dytë që kalon në çerekfinale të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës arritën ta përmbysin epërsinë e Borussia Dortmund-it, duke i mposhtur me rezultat 2:0 (ndeshjen e parë në Gjermani e ka fituar Dortmundi me rezultat 1:0).

Goli i parë i kësaj ndeshje erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Raheem Sterling u gjind më së miri në zonë, duke e shënuar një gol të bukur.

Tetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Chelsea fitoi një penallti të cilën fillimisht e humbi Kai Havertz duke e qëlluar shtyllën.

Megjithatë, me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari vërejti daljen e parakohshme të portierit të Dortmund-it dhe kështu penalltia u përsërit me Havertz që u tregua i saktë për ta dyfishuar epërsinë.

Në minutat në vazhdim, mysafirët patën disa mundësi shumë të mira për ta shënuar golin që e çonte ndeshjen në vazhdime, por Chelsea arriti të mbrohej mirë dhe kështu siguroi kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore