Lajme

“UÇK” në veturën e Gërvallës – përsëritja është metoda


Vetura zyrtare e Gervalles pas aksionit te PSD-se

Sekretarja e Përgjithshme në Partinë Social-Demokrate të Kosovës, Teutë Rrusta, ka shpërndarë dy fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet mbishkrimi “UÇK” mbi veturën zyrtare të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Kjo temë nuk kalon pa zgjidhje. Prandaj, përsëritja është metoda”, shkruan Rrusta në Facebook.

Ky reagim erdhi pasi Gërvalla nuk përmendi UÇK-në, në përvjetorin e çlirimit të vendit.

Fotografitë janë nga aktiviteti i PSD-së para një viti ku në veturën e ministres së Jashtme, patën shkruar “UÇK”, pasi kjo e fundit deklaronte se do ta ndihmonte Specialen me materiale që ajo i kishte në dispozicion.

Teute Rrusta ne aksionin e PSD-se

Në Kosovë ka shpërthyer një debat i madh pas statusit të Gërvallës.

Ajo falënderon ushtarët e NATO-s dhe ushtarët e KFOR-it, por askund nuk përmendën ushtarët e UÇK-së.

Gjithashtu, Gërvalla ka përmendur të rënët e kësaj aleance, por jo edhe dëshmorët e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore