Ylli irlandez i rock-ut, Bono dhe kitaristi “The Edge” kanë mbajtur një koncert surprizë në metro në qendër të Kiev-it.
Këngëtari i U2 vlerësoi luftën e vendit për “liri” dhe shprehu gjithashtu lutjen e tij “për paqe”.
Nga një platformë stacioni, ikona 61-vjeçare e rock-ut këndoi klasikët “Sunday Bloody Sunday”, “Desire” dhe “With or without you”.
“Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, por për të gjithë ne që e duam lirinë”, theksoi Bono gjatë një pushimi.
Këngëtari i referohej këtu edhe konflikteve të kaluara në Irlandë dhe problemeve me një fqinj më të fuqishëm.
“Ne lutemi që së shpejti të shijoni pak nga ajo paqe”, shtoi Bono.
Shfaqja u zhvillua para një turme të vogël fansash, duke përfshirë anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës të veshur me uniforma ushtarake.
Më pas, së bashku me një grup ushtarësh, ylli i rock-ut këndoi këngën “Stand by me”, duke e kthyer në “Stand for Ukraine”.
Që nga fillimi i viteve ’80 anëtarët e U2, si grup dhe individualisht, kanë bashkëpunuar me muzikantë, artistë, të famshëm dhe politikanë të tjerë.
Kjo, për të trajtuar çështjet e varfërisë, sëmundjeve dhe padrejtësisë sociale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Iran: Reperi Toomaj i dënuar me vdekje, mori pjesë në protesta
-
VLEN pasi humbën zgjedhjet: Jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve, BDI-ja ka blerë votat e komuniteteve
-
Rusia vendos veto ndaj draftit të SHBA-ve kundër armëve bërthamore në hapësirë
-
Osmani shpall fitoren ndaj Taravarit me mbi 40 mijë vota dallim
Lajmet kryesore
-
Osmani shpall fitoren ndaj Taravarit me mbi 40 mijë vota dallim
-
Rama: Reportazhi i Rai-t është bërë për të sulmuar Melonin duke përdorur shëmtuar Shqipërinë dhe Agaçin
-
Iran: Reperi Toomaj i dënuar me vdekje, mori pjesë në protesta
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin nga Franca e Gjermania po ndodh me pajtimin dhe bekimin e plotë të Qeverisë