Shqipëria

U fut të lahej në lumë, humb jetën 53-vjeçari


Një 53-vjeçar ka vdekur në fshatin Skuraj në Kurbin pasi kishte hyrë për t’u larë në lumë.

Sipas Policisë, 53-vjeçari, shtetasi D.M. banues në Burrel, shoqërohej nga familja e tij dhe mendohet se humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.

Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e  Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore