Sport

Tyson pranon të ndeshet me youtuber-in Jake Paul, por ka një kusht


Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka pranuar të ketë një ndeshje boksi përballë youtuber-it, Jake Paul.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë tha në janar të këtij viti se nuk do të ndeshej më. Mirëpo ai u tërhoq dhe shpjegoi pse e pranoi sfidën, ndonëse i vuri kusht që ajo të zhvillohej.

Në nëntorin e 2020, Tyson ishte për herë të fundit në ring, kur u përballë me Roy Jones Jr.

Disa boksierë u përpoqën ta sfidonin atë, jo vetëm sepse është legjendë e sportit, por edhe për shkak të milionave që do të sillte një personazh si ai.

Për pak ditë, Tyson do të festojë 56 vjetorin dhe ndeshja do të jetë kundër një 25-vjeçari që synon të bëjë karrierë në boks dhe MMA.

Në një intervistë me Jimmy Kimmel, ishte Tyson ai që zbuloi se është i hapur ndaj mundësisë së përballjes me Jake Paul në ring.

Megjithatë, ai ngriti edhe një kusht, që lufta të zhvillohet gjatë këtij viti 2022.

“Kjo mund të jetë shumë interesante,” u përgjigj Mike, duke shtuar se “Nëse gjithçka është e mundur, po, por duhet të ndodhë këtë vit”.

Paul falënderoi legjenden nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter, ku shkruan “Faleminderit të madhit Mike Tyson për respektin dhe mundësinë. Këtë vit ne do e bëjmë atë të ndodhë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore