Sport

Tyson Fury përgatit rikthimin, në bisedime me Derek Chisora për një trilogji


Kampioni i peshave të rënda WBC, Tyson Fury thuhet se është në bisedime me rivalin e vjetër, Derek Chisora për të zhvilluar një trilogji në dhjetor.

Mbreti “Gypsy” pavarësisht se njoftoi tërheqjen e tij pas fitores në prill ndaj Dillian Whyte, ai pritet të rikthehet.

33-vjeçari u ndesh për herë të parë me Chisora në vitin 2011, ku ai e mposhti atë për titujt e Britanisë dhe Komonuelthit.

Dhe tre vite më vonë ai fitoi përsëri ndaj Chisora për titujt britanikë dhe evropianë.

Të njohur si miq të ngushtë, dyshja kanë qenë në konflikt kohët e fundit pasi Chisora ​​vazhdoi të mbështeste kundërshtarët e Furyt për ta mundur atë.

Një takim i tretë mes dyshes u diskutua javën e kaluar. Promotori i Chisora-s, Eddie Hearn më pas nxiti spekulimet pasi zbuloi se ekipi i Fury-t kishte kontaktuar me të.

Një përfaqësues nga skuadra e Chisora-s ka konfirmuar tani se një meç mund të zhvillohet në fund të vitit 2022.

“Ekipi i Tyson me të vërtetë na ka kontaktuar për një luftë të mundshme deri në fund të vitit”, konfirmoi David Ghansa i “258 MGT”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore