Sport

Tyson Fury fillon stërvitjen për ndeshjen me Oleksandr Usyk


Oleksandr Usyk - Tyson Fury. Photo: Twitter

Tyson Fury ka nisur kampin e tij stërvitor për luftën e tij të 29 prillit kundër Oleksandr Usyk. Kjo vjen menjëherë pasi ukrainasi pranoi të ndajë tarifën 70/30 në favor të britanikut, me kusht që të dhuronte një milion paund për popullin ukrainas aktualisht në luftë ndaj pushtimit rus.

Në një video të postuar në mediat e tij sociale, Fury këmbëngul se nuk ka nevojë të stërvitet për shumë muaj përpara se të përballet me Usyk, pasi një kamp stërvitor gjashtë javor dhe një javë pushim mjaftojnë për të hyrë i gatshëm në ring.

“Nuk më duhen gjashtë muaj apo katër muaj dhe të gjitha këto, kam pushuar gjashtë javë e një javë, mbarova, ditë të lumtura”, u shpreh ai.

Boksierët zakonisht marrin një kamp stërvitor 12-javor për një luftë si kjo, por Fury nuk duket të jetë aq i shqetësuar për këtë.

Fury më pas vazhdoi të fyente Usyk duke shtuar se ai do të imponojë vullnetin e tij mbi të.

“Dhe unë do të imponoj vullnetin tim mbi këtë shk*rdhatë të poshtër. Çohuni djema, nuk mund të prisni, sundoni Britaninë”, shprehet “Gypsy King”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore