Sport

Tyson Fury dëshiron përballjen me Francis Ngannou


Tyson Fury dëshiron të përballet me kampionin e peshave të rënda në UFC, Francis Ngannou, por me disa rregulla specifike.

Ngannou, pak kohë më parë u shpreh se çdo kontratë e re që atij do i jepej nga UFC-ja, do të duhet t’i lejonte përballjen me Fury-n dhe Deontay Wilder -in.

“Tyson Fury, Deontay Wilder. Do të doja të provoja veten në atë nivel. Nuk është i njëjti sport, megjithëse jam kampion, jam në krye në këtë divizion”, tha kamerunasi.

Duket se “Mbreti Cigan” i ka kuptuar deklaratat e kamerunasit dhe është gati për sfidën. Të dy sportistët e kanë ngacmuar njëri-tjetrin në distancë.

“Dëshiron të hysh në botën time, duke më thirrur mua dhe Wilder-in në një ndeshje boksi. Ajo që mund të garantoj është se të do rrëzoheshit dhe gjithashtu do të paguanit një çmim të lartë. Kështu që mendojeni”, është shprehur Fury në drejtim të Ngannou-t.

Ngannou iu përgjigj Fury-t duke thënë se “unë do të luftoj me ju sipas çdo rregulli të veçantë që dëshironi. Në unazë, tetëkëndësh ose një kabinë telefonike”.

Conor McGregor-it iu dha leje në vitin 2017 për t’u përballur me Floyd Mayweather-in në atë që mbetet ndeshja më fitimprurëse e boksit në histori.

Por presidenti i UFC-së, Dana White, që atëherë ka mbyllur derën për luftëtarët e organizatës që kërkojnë të fitojnë para diku tjetër.

Fury ka thënë më parë se ai kurrë nuk do të garonte në MMA pasi aftësitë e tij bazohen thjesht në boks. Por, tashmë gjithçka mund të ndodh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore