Sport

Tyson e pranon se ka përdorur kërpudha “magjike” kur u ndesh me Roy Jones Jr.


Legjenda e boksit, Mike Tyson, dëshironte të dinte efektet që mund të kishte droga gjatë karrierës së tij luftarake.

Tyson u kthye në ringun e boksit në nëntor të 2020-s për t’u përballur me Roy Jones Jr. pas 15 vitesh larg sportit.

Përballja me tetë raunde përfundoi në barazim.

Historia kryesore nuk ishte ndeshja e boksit, por ajo që Tyson ka rrëfyer se ka përdorur kërpudhat “magjike”.

“Ato më ndihmojnë të stërvitem, më ndihmojnë të ndeshem mirë. Kur jam duke luftuar, nuk i ndiej vërtet grushtet”, tha Tyson për “Pivot Podcast”.

“Është me të vërtetë magjike. Unë nuk do të luftoja pa to”, vijoi legjenda e peshave të rënda.

Përdorimi i drogave halucinogjene nga Tyson nuk është sekret. Ai ka folur prej kohësh se si përdorimi i drogës i ndryshoi jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore