Teknologji

“Tyne and Wear” teston trenat përmes realitetit virtual


Shoferët e “Tyne and Wear” janë duke testuar një flotë të re trenash metro, nëpërmjet realitetit virtal.

Imazhet e krijuara nga pajisja iu ofrojnë shoferëve një tur virtual rreth komandave dhe paraqitjes së kabinave. Kjo i mundësoi atyre të shqyrtojnë funksionalitetin e tyre para se trenat të ndërtohen.

Drejtori i zhvillimit Neil Blagburn tha se realiteti virtual ndihmoi drejtuesit në sigurimin e pamjes më të mirë të mundshme të trenave në kushtet e pandemisë.

Pajisjet janë siguruar nga prodhuesi zviceran Stadler, i cili po ndërton 46 trena të rinj që pritet të hyjnë në punë në vitin 2023.

“Paketa u mundëson shoferëve të forjmojnë një imazh të trenave të rinj që nga fazat e hershme të projektit. Kjo do të thotë se ata mund të përgatiten për to shumë më parë”, tha menaxheri i projektit Adrian Wetter.

“Kjo në fund të fundit kursen kohë dhe burime”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore