Aplikacione

Twitter po teston mesazhet zanore


Pas shpërndarjes së versionit audio të tweet-eve për iOS në muajin qershor, Twitter po eksperimenton me idenë e përfshirjes në aplikacion të regjistrimit dhe dërgimit të mesazheve zanore.

Alex Ackerman-Greenberg, menaxher produkti për mesazhet direkte në Twitter, ka njoftuar te The Verge se kompania do të testojë së shpejti opsionin e zërit për mesazhet direkte.

“Ne e dimë që njerëzit duan më shumë mundësi për mënyrën se si ata shprehen në bisedat në Twitter, si publikisht dhe privatisht”, theksoi Greenberg.

Ai shtoi gjithashtu se “Brazili do të jetë vendi i parë i përfshirë në atë provë”.

Pjesë e kësaj risie do të jetë edhe opsioni “raporto mesazhin” nëse dikush keqpërdor zërin e mesazhit tënd direkt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore