Aplikacione

Twitter po kopjon konceptin e OnlyFans


Platforma Twitter njoftoi se do t’iu mundësojë përdoruesve të tij të bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive.

Kjo risi do të titullohet Super Followers, apo Super Ndjekës. Për tu kyçur në këtë përmbajtje të caktuar, ndjekësit do të duhet të paguajnë një tarifë mujore.

“Super Followers do t’iu mundësojë krijuesve dhe botuesve të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre dhe do t’i stimulojë ata të vazhdojnë të krijojnë përmbajtje që e do audienca e tyre”, tha Twitter përmes një deklarate.

Twitter solli këtë “update” si rezultat i presionit nga investitorët e saj për të gjetur mënyra shtesë për të fituar para nga kjo platform. Aktualisht rrjeti social Twitter ka 330 milion përdorues në të gjithë botën.

Aksionet e Twitter-it kanë qenë ndër performuesit më të dobët të teknologjisë, gjatë shtatë vjetëve të fundit. Ky “Update” nuk është diçka kreative kjo risi vjen pas Patreon, Substack dhe OnlyFans, të cilët  sollën ne treg idenë e përfitimit nga ndjekësit e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore