Lajme

Twitter pezullon sërish llogarinë e Kanye për shkelje të rregullave


Kompania e medias sociale “Twitter Inc” pezulloi sërish llogarinë e Kanye West të premten, vetëm dy muaj pasi llogaria e reperit u rivendos.

Kjo, pasi tweetet e tij shkelnin rregullat e platformës së mediave sociale.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Pronari i Twitter-it, Elon Musk, i cili e quan veten absolutist të fjalës së lirë, kishte mirëpritur rikthimin e reperit, tashmë i njohur si Ye, në platformë në tetor.

Në postimin e tij të fundit në Twitter vonë të enjten, Musk tha “U përpoqa të bëja më të mirën. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet”.

Twitter të enjten vonë gjithashtu kufizoi një nga tweet-et e Ye.

Llogaria e tij u pezullua brenda një ore pasi Musk iu përgjigj një përdoruesi në Twitter, i cili tha “Elon Fix Kanye Please”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore