Aplikacione

Twitter pezullon llogaritë e politikanëve në Serbi


Twitter ka pezulluar llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Serbe.

Në mesin e personave që u është pezulluar llogaria është edhe Arno Gujon, drejtor i Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon.

“Twitter sapo pezulloi llogarinë time ku kisha 34.000 ndjekës, pa dhënë asnjë shpjegim”, tha Gujon përmes një postimi në Facebook.

Në mesin e llogarive të pezulluara është edhe llogaria e organizatës joqeveritare CRTA që monitoron punën e Kuvendit. Në mesin e personave që u janë pezulluar llogaritë në Twitter janë: Nevena Gjuriç, Sandra Bozhiç, Milica Nikoliç, Jelena Obradoviç, Aleksandar Markoviç, Kërsta Janjusheviç, Dushan Radojeviç, Jelena Zhariq-Kovaçeviç, Aleksandra Tomiç, Stasha Stojanoviç, Zoran Tomiç dhe Andrijana Vasiç.

Siç thuhet në faqen zyrtare, Twitter ka të drejtë të pezullojë llogari nëse këto llogari shkelin rregullat e kompanisë.

“Shumica e llogarive që ne pezullojmë, pezullohen sepse ato janë të rreme ose paraqesin rreziqe të sigurisë për Twitter apo për këto që përdor Twitter-in”, thuhet në faqen e kësaj kompanie.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore