Aplikacione

Twitter ndryshoi në “Titter”


Elon Musk duket se me të vërtetë dëshiron që shenja jashtë zyrave qendrore të Twitter në San Francisko të lexohet si fjala “Titter”.

Musk ishte i gatshëm që ta ngjyrosë atë vetëm që kjo të bëhet e mundur.

Në një postim, drejtori ekzekutiv i platformës së rrjeteve sociale, e postoi një fotografi me shkronjën “w” të ngjyrosur me të bardhë në mënyrë që t’i përshtatet me sfondin.

Skema e Musk për ndryshimin e shenjës “Twitter” në “Titter”, duket se ka qenë në zhvillim për disa ditë, kjo duke u bazuar tek fotot e ndërtesës të ngarkuara në platformë nga disa përdorues të Twitter.

Të enjten e kaluar, sipërmarrësi dhe programuesi William LeGate e postoi një fotografi të shenjës, në të cilën shkronja “w” ishte e errësuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore