Lajme

Turqia zbulon planet për programin hapësinor


Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar të martën se vendi do të dërgojë raketën e parë në hënë, në 2023-in.

Ky synim përshin një program hapësinor dhjetë vjeçar ku do të krijohet një port hapësinor dhe do të dërgohen astronautë në hënë.

Plani përkon me 100 vjetorin e krijimit të republikës turke.

Erdogan shprehu planet për ndërtimin e një aeroporti hapësinor, ku sipas tij kjo do të shënojë një markë globale në teknologjinë satelitore.

Turqia e ka krijuar agjencinë e saj në vitin 2018, pavarësisht kritikave se aty ishin harxhuar shumë të mëdha parash.

Presidenti nuk zbuloi detaje mbi buxhetin apo udhërrëfyesin se si do të zhvillohen planet.

Muajin e kaluar Erdogan dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, diskutuan rreth bashkëpunimit të ardhshëm për ndërmarrjet e përbashkëta lidhur me teknologjinë hapësinore.

Në të njëjtin muaj, Turqia lëshoi satelitin e saj Turksat 5A, në orbitë nga Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në bashkëpunim me SpaceX.

“Këmbët tona do të jenë në tokë por sytë tanë do të jenë në hapësirë. Rrënjët tona do të jenë në tokë, degët tona do të jenë lart në qiell”, u shpreh Erdogan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore