Lajme

Turqia uron Pavarësinë, falënderon Kosovën për mbështetjen e dhënë pas tërmetit


Ilustrim

Republika e Turqisë, gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një postimi në Facebook ka uruar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Festojmë ditën e pavarësisë së Kosovës mike dhe vëllazërore”, thuhet në urimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Përveç urimit, Republika e Turqisë ka falënderuar shtetin e Kosovës për ndihmën e dhënë pas tërmetit shkatërrues i cili goditi këtë shtete më 6 shkurt të këtij viti.

“I jemi mirënjohës qytetarëve të #Kosovës për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre në këto kohë të vështira. Faleminderit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore