Bota

Turqia, thirrje ndaj SHBA-së për të mos prishur ekuilibrin turko-grek


Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Ankara, ku shkaktoi një përplasje verbale me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, mbetet në axhendën diplomatike.

I vetëdijshëm për dëmin që ai solli në procesin e pajtimit me Turqinë, ministri grek kërkoi ta rregullonte atë përmes një interviste që dha për mediat greke, gjatë fundjavës.

Në një përpjekje për të eliminuar perceptimin negativ të mbetur nga konferenca për shtyp, Dendias nënvizoi se takimet e tij me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, dhe Çavuşoğlu ishin pozitive. Ai gjithashtu tha se “pavarësisht se si u portretizua konferenca për shtyp, shpresoj që kjo vizitë të shërbejë si akti i parë i një përmirësimi gradual të marrëdhënieve me Turqinë”.

Diplomati i lartë grek gjithashtu ritheksoi ftesën e tij për Çavuşoğlu-n në Athinë, duke shtuar se ky takim “gjithashtu mund të shërbejë si mundësi takimi” mes kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit Erdogan.

Një ditë pas vizitës së Dendias, Turqia shpreson të zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Greqinë përmes dialogut.

Intervista me Dendias theksoi një tjetër zhvillim shqetësues për Ankaranë. Ai informoi se Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po negociojnë mbi rinovimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ndërsjellë të Mbrojtjes (MDCA), me synim nënshkrimin e saj përpara fundit të kësaj vere.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në Athinë dhe Washington, më datë 17 mars dhe 4 prill të vitit 1997.

Parashikon angazhimin e përbashkët të SHBA-Greqi me NATO-n, në bazat ushtarake greke, në infrastrukturë dhe investime të tjera në bazën detare të SHBA-së, Souda Bay, në ishullin e Kretës.

Konkretisht në zonën e Larisës, Stefanovikio-s dhe Alexandroupolis-it, në Greqinë qendrore dhe veriore.

Megjithëse, Dendias nuk tregoi detaje mbi marrëveshjen e rinovuar.

Disa ekspertë turq argumentojnë se SHBA po kalon nga Turqia në Greqi, si një partner ushtarak rajonal për shkak të ndryshimeve në rritje me Ankaranë.

Sipas mediave greke, së bashku me shitjet e saj ushtarake, në vlerë prej miliarda dollarësh në Greqi, SHBA po planifikon të japë dhjetëra hanxhar sulmues dhe qindra tanke të blinduara etj.

Numri i shtuar i stërvitjeve ushtarake greko-amerikane, raportet e vendosjes ushtarake të SHBA-së dhe pretendimet se SHBA do të ndërtojnë baza të reja në Greqi gjithashtu dëgjohen shpesh në Turqi.

Ky trend i ri midis Athinës dhe Uashingtonit po vërehet në kryeqytetin turk.

Në një intervistë televizive javën e kaluar, Çavuşoğlu zbuloi se ai e ngriti këtë çështje në takimin e tij me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ës, Anthony Blinken.

Në një moment kur marrëdhënia turko-amerikane është ende për t’u ndërtuar, armatosja e kësaj të fundit për Greqinë dhe prishja e ekuilibrit turko-grek me dekada të vjetra do t’i shtohen listës së gjatë të problemeve dypalëshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore