Shqipëria

“Turqia synon të rrisë volumin tregtar me Shqipërinë në 1 miliard dollarë”


Kryeparlamentari turk, Mustafa Sentop, ka deklaruar gjatë takimit me homologen shqiptare Lindita Nikolla se do të synohet një volum tregtar mes vendeve në 1 miliard dollarë.

Ky njoftim erdhi gjatë takimit të së martës mes palëve në kryeqytetin turk të Ankara-s.

Sentop vuri në dukje se gati 600 kompani turke operojnë në Shqipëri.

Këto të fundit, i ofrojnë tregut rreth 15 mijë vende të reja pune.

Kryeparlamentari turk, Mustafa Sentop

Turqia është investitori më i madh i huaj në Shqipëri, nënvizoi zyrtari turk, me investime prej 3.5 miliardë dollarësh.

Kreu i parlamentit turk tha se vendi i tij mbështet plotësisht ndërkaq procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nikolla

Kryeparlamentarja shqiptare falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri.

Ky i fundit vrau më shumë se 50 persona dhe plagosi mbi 3 mijë të tjerë.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në infrastrukturë dhe ndërtesa në 11 bashki të vendit.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë tha se Turqia i qëndroi pranë Shqipërisë “jo vetëm në kohë të mira, por edhe në kohë të këqija”.

Pas takimit, Nikolla vizitoi seksionet e parlamentit turk të bombarduar gjatë grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore