Ekonomi

Turqia rrit pagën minimale


Nga data 1 janar Turqia do të rrisë pagën minimale më 21.56%.

Paga minimale neto, për  personat që janë beqarë  do të jetë 2.826 Lira turke ose  377 dollarë në muaj nga 310 dollarë, që është deri tanimë. Ndërkohë që paga e re bruto, përpara llogaritjes së taksave  do të jetë   3.578 lira ose 477.3 dollarë.

Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale,  Zehra Zümrüt Selçuk deklaroi se rritja e re pagave ishte 7 % e më e lartë se norma e inflacionit në muajin nëntor.

“Në nëntor, inflacioni qëndroi pak mbi 14.03%, ndërsa rritja mesatare 12-mujore e çmimeve të konsumit është 12.04 %”, transmeton Albanian Post nga Anadolu Agency./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore