Lajme

Turqia ratifikon marrëveshjet me Shqipërinë dhe Azerbajxhanin


Sipas gazetës zyrtare të martën e 6 prillit, qeveria turke ka ratifikuar marrëveshje të ndara me Shqipërinë dhe Azerbajxhanin mbi mbrojtjen dhe tregtinë.

U ratifikua një marrëveshje, sipas të cilës ndryshon përkufizimin e “produkteve origjinale” dhe metodat mbi bashkëpunimin administrativ mbi një marrëveshje ekzistuese të tregtisë së lirë midis Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Në janar, Turqia përmirësoi lidhjet e saj bilaterale me Shqipërinë në një nivel partneriteti strategjik, shkruan Anadolu Agency.

Ndërkohë, u ratifikua një marrëveshje e veçantë për industrinë e mbrojtjes me Baku-n, e nënshkruar më 31 tetor 2017.

Azerbajxhani dhe Turqia kanë gëzuar lidhje të forta dypalëshe për dekada. Më 1 prill, të dyja vendet prezantuan një kartë të re identiteti që lejon shtetasit e Turqisë dhe Azerbajxhanit të udhëtojnë pa pasaporta deri në 90 ditë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore