Rajoni

Turqia provokon grekët: nuk kanë për të ngrënë, por blejnë armë


Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akbar, ka deklaruar, me 27 dhjetor, se armatimet që Greqia ka blerë, “nuk janë të mjaftueshem” për të përballuar Turqinë.

“Blini sa më shumë anije, aeroplanë dhe nëndetëse, ato nuk mjaftojnë. Nuk janë të mjaftueshme. Çfarëdo që është e planifikuar të ndodhë me popullin e dashur grek, do të ndodhë”, është shprehur ai.

Ai i ka quajtur grekët si “të kënaqur në mënyrë të furishme” me armatimet, pavarësisht nga problemet e saj.

“Edhe pse nuk kanë për të ngrënë, për të pirë, për të veshur, pavarësisht nga ulja e pagave dhe kostoja e jetesës së popullit grek, ata janë kënaqur tmerrësisht me armatimin”, ka deklaruar ai.

Sipas Akbar, Greqia po ndjek një politikë të gabuar që do ndikoje negativisht në ekonominë e tyre, dhe “do jetë në dëm të prosperitetit dhe do të përkeqësojë jetën e njerëzve të saj”.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë, edhe pse jo në të njëjtin nivel si në muajin tetor që ishte kulmi. Periudhë kur dy vendet ishin në prag të luftës për shkak të konfliktit për kufirin detar. Gjithashtu ndryshimi i ekuilibrave të fuqive midis Greqisë dhe Turqisë, sidomos në fushën e ekonomisë, ka sjellë konflikte të ndryshme.

Sipas studiuesve politikë, Turqia ka potencialin të shtojë fondet e diplomacisë ndryshe nga Greqia, ku të qënurit qeveri me dy parti në koalicion e ka dëmtuar industrinë e mbrojtjes. Shteti turk e ka zhvilluar këtë industri me prodhim avionësh, tankesh, dronësh e lufte kibernetike.

Po ashtu, Turqia ka edhe përvojë ushtarake, për shkak të veprimtarive të paligjshme në Irak dhe Siri. Këto ndryshime të ekuilibrave të fuqisë ushtarake e ndihmojnë Turqinë të shfaqë aftësitë ofensive. Veç kësaj, popullsia është disa herë më e madhe.

Turqia ka një sërë dobësish e kontradiktash brenda vetes që udhëheqja politike e ka të vështirë t’i menaxhojë. Të tilla si pabarazia shoqërore, konfliktet fetare e kombëtare, zhvillimi i pabarabartë i rajoneve, si dhe ekonomia që po shkon drejt rënies.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore