Financa

Turqia planifikon 150 diga për të luftuar thatësirën


Në një deklaratë për shtyp Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ka planifikuar ndërtimin e 150 digave nëntokësore si pjesë të planit të veprimit kundër thatësirave.

“Uji është materie i çmuar dhe Turqia mund të rrezikojë të bëhet një nga vendet që do të përjetojë thatësirë ​​në vitet në vijim,” tha Pakdemirli.

Plani i veprimit pritet të nis në vitin 2021. Fokusi do të jetë në ndërtimin e digave nëntokësore.

“Ne nuk kemi pse të merremi me çështjet e shpronësimit kur ndërtojmë objekte të tilla, dhe ato diga nuk shkaktojnë probleme sociale me njerëzit që jetojnë në vendin e ndërtimit. Përveç kësaj, digat nëntokësore parandalojnë avullimin”, tha ministri.

Plani i veprimit gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin tek publiku rreth rëndësisë së kursimit të ujit.

Sistemet e ujitjes me rrjedhje nënujore kursejnë 30% deri në 40% ujë. Ato ndihmojnë në hapjen e tokave të thata për aktivitetet bujqësore./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore