Lajme

Turqia neutralizon 2 terroristë në Irakun Verior


Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, të hënën e 5 prillit, deklaroi se dy terroristë të Partisë Popullore të Kurdistanit (PPK), u neutralizuan nga forcat turke të sigurisë në Irakun Verior.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “e neutralizuar” në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar ose janë vrarë ose kapur.

Nëprmjet një postimi në median sociale Twitter, Ministria deklaroi se terroristët u gjurmuan dhe neutralizuan në rajonin e Zap-it.

Ndërsa operacionet antiterror të Turqisë vazhdojnë aksionin e tyre pa asnjë ndërprerje.

Terroristët e PPK-së shpesh fshihen në Irakun verior, për të planifikuar sulme në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste, më shumë se 35 vjet, kundër Turqisë, PPK-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat.

PPK-ja është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore