Lajme

Turqia në përpjekje për vetë-mjaftueshmërinë ushtarake


Selcuk Bayraktar, një ish-student i Institutit të Teknologjisë të Miçiganit (MIT) i martuar me vajzën e vogël të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan ka qenë figura qendrore në shfaqjen e Turqisë si vend prodhues i dronëve të armatosur.

Në vitin 2020, avionët pa pilot të kompanisë së tij, Baykar TB2, u përdorën nga qeveritë në Tripoli dhe Baku, të dy aleatë turq.

41-vjeçari ndan ambicien e Erdoganit për ta bërë Turqinë si forcë ushtarake të vetëmjaftueshme, shkruan agjencia e lajmeve Bloomberg.

Ata nxisin përdorimin dhe shitjen e prodhimeve vendase, gjë që po shtyn Ankaranë në aleanca të reja, duke i rënë ndesh partnerëve tradicionalë të NATO-s.

“Mjetet tona ajrore admirohen në të gjithë botën,” tha Erdogan në janar.

“Dronët e armatosura turke po ndryshojnë metodat e luftës dhe ndryshuan trendin e luftës në Libi”.

Bayraktar-it, gjithashtu, i pëlqen të mburret me flamurin turk. Kur disa turq vunë në dukje se dronët e tij përdorin disa pjesë të importuara, duke përfshirë motorët, ai u përgjigj se komponentët e avionëve janë 93% të prodhuara në Turqi.

Zgjerimi i tentakulave të ushtrisë turke.

Qëllimi është i pagabueshëm, po ashtu edhe rreziqet. Politika ndërhyrëse e jashtme e Turqisë dhe ndjekja e teknologjisë elitare me çdo kusht për ushtrinë mund ta lënë Ankaranë në një zonë të rrezikshme të arenës kombëtare.

SHBA e sanksionoi Turqinë për blerjen e një sistemi raketash ruse, një marrëveshje që vendi shpresonte të përfshinte transferimin e teknologjisë. Firmat Britanike dhe Kanadeze ndaluan furnizimin me pjesë për dronë pasi u ngritën shqetësimet se si dhe ku po përdoreshin ato.

Inxhinierët turq po përpiqen të zhvillojnë motorë vendas për tanket, si dhe pajisjen eksperimentale, TF-X, pas vonesave në një marrëveshje me kompaninë angleze Rolls-Royce. Kjo është një sipërmarrje e shtrenjtë pa asnjë garanci për sukses të hershëm, shton Bloomberg.

“Turqia po bëhet shpejt një lider në treg dhe po del si fuqi kryesore në teknologjinë vdekjeprurëse të dronëve,” tha Raluca Csernatoni, një lektore në Carnegie Europe.

“Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjera dhe të vazhdueshme për të zhvilluar një industri të vetëmjaftueshme të mbrojtjes. Gjithashtu duan të arrijnë ambicien e deklaruar të presidentit Erdogan për të ulur varësinë e Turqisë nga sistemet e huaja, për armë. Sidoqoftë, kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet ”, tha ajo.

Përpjekjet për të bashkëpunuar me Rusinë dhe Pakistanin

Turqia i ka kërkuar Moskës të shesë platformat e avionëve luftarakë Su-35 në mënyrë që inxhinierët vendas të instalojnë sistemet e prodhuar nga Turqia. Gjithashtu ajo u përpoq të bindte qeverinë e Pakistanit të prodhonin bashkë aeroplanë luftarakë dhe raketa.

Bëhet me dije se asnjë nga bisedimet nuk kanë qenë të suksesshme.

Koreja e Jugut ndërhyri në këtë vit për të furnizuar Turqinë me motorë për tankun luftarak Altay pasi mosmarrëveshjet politike shkatërruan planet për t’i marrë ato nga Gjermania.

Por politika, në këtë rast, është lënë mënjanë për Arabinë Saudite, edhe pse vende rivale në Lindjen e Mesme, thuhet se ka blerë dronë turq.

Qeveria shpesh ka cituar se dëshirojnë të ruajnë lidhjet e vendosura me Perëndimin, por mosmarrëveshjet sa vijnë e po grumbullohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore