Bota

Turqia në 20 vendet më të mira të Indeksit Global të Sigurisë Kibernetike


Turqia renditet e 20-ta në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike si rezultat i përpjekjeve të vendit për të forcuar sovranitetin e saj në fushën kibernetike.

ngjarjen e Javës së Sigurisë Kibernetike në Ankara, zëvendëspresidenti i vendit, Fuat Oktay deklaroi se si rezultat i përpjekjeve tona për të forcuar sovranitetin tonë në ‘komb kibernetik‘, ne kemi kaluar 23 vende më lartë në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike dhe renditemi të 20-ët në botë”.

Oktay shtoi që duhet të drejtohen zhvillimet kibernetike duke i lidhur me infrastrukturën e brendshme kombëtare. 

Ngjarja pesëditore e sigurisë kibernetike filloi ditën e hënë, ku parashikohen më shumë se 100 folës, duke përfshirë zyrtarë të lartë dhe ekspertë, për të diskutuar disa tematika.

Përpos fjalës së zëvendëspresidentit, edhe Ali Taha Koç, kreu i Zyrës së Transformimit Digjital, ka folur në lidhje me sigurinë  e të dhënave digjitale, ku sipas tij kjo siguri është po aq e rëndësishme sa siguria e kufijve për vendet.

“Gjatë pandemisë, përdorimi i shtuar i aplikacioneve të video-konferencave gjithashtu gjeneroi rreziqe të piraterisë së të dhënave.Turqia ka zhvilluar aplikacione indigjene pasi llogaritë e 500 mijë përdoruesve u hakuan përmes një aplikacioni të njohur”, tha Koço.

Ndërsa Ismail Demir, kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes të Turqisë është shprehur që armët nuk kanë siguri, dhe misioni i Grupit të Sigurisë Kibernetike të Turqisë është të krijojë një mjedis për të përmbushur kërkesat e sigurisë kibernetike të vendit me produkte vendase.

Armët nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e një vendi, por një qasje gjithëpërfshirëse, që mbulon një numër fushash, të tilla si energjia elektrike, telekomunikacioni, teknologjia e informacionit (IT), bujqësia dhe mjekësia, është thelbësore”, theksoi Demir.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore