Teknologji

Turqia ndëshkon Google-in


Kompania teknologjike, Google, është gjobitur nga Bordi i Konkurrencës në Turqi për abuzimin e pozitës së tij dominuese në sferën e shërbimeve të motorëve të kërkimit.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se shuma e gjobës së vënë nga bordi për Google-in rezulton të jetë më shumë se 296 milionë lira ose ndryshe 36.65 milionë dollarë.

Gjatë një deklarate të mbajtur nga Bordi i Konkurrencës lidhur me çështjen, është thënë se Google-i kishte mundur të siguronte avantazhe në krahasimin e çmimit të vet të akomodimit dhe shërbimeve të saj lokale të kërkimit ndaj konkurrentëve të tjerë.

Bordi gjithashtu ka deklaruar se përpos gjobës, Google-i duhet të sigurojë brenda gjashtë muajve që konkurrentët mos të jenë në disavantazh dhe se duhet të raportojë pranë bordit çdo vit në lidhje me çështjen për pesë vite radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore