Lajme

Turqia është gati të bëhet një garantues i sigurisë për Ukrainën, por me kushtet e saj


Ministria e Jashtme turke shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, me një “kusht”.

Një analog i nenit 5 të NATO-s nuk do të nënshkruhet në Ankara, theksoi ministri turk Mevlut Çavusoglu, transmeton e përditshmja më e vjetër turke “Hurriyet”.

Gjatë negociatave me Federatën Ruse, Ukraina parashtroi kushtet e garancive të dëshiruara të sigurisë të formuluara në bazë të nenit 5 të Kartës së NATO-s.

Ky artikull i kushtohet mbrojtjes kolektive, në rast sulmi ndaj një anëtari të Aleancës, ai do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Ukraina kërkon kushte të ngjashme për vete.

Megjithatë, ministri i Jashtëm turk përjashton garanci të tilla sigurie.

“Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja e hodhën poshtë këtë klauzolë. Sigurisht që as Turqia nuk e pranon atë. Nuk bëhet fjalë që në rast konflikti të dërgohen ushtarë turq në Ukrainë. Ne po përpiqemi të kuptojmë se cili version i garancive mund të jenë një alternativë efektive”, shtoi Çavusoglu.

Së bashku me Turqinë, Franca shprehu gatishmërinë e saj për t’i dhënë Ukrainës “garanci mjaft të besueshme sigurie”.

Në të njëjtën kohë, negociatat po vazhdojnë me Gjermaninë në lidhje me përfshirjen e saj në listën e garantuesve të sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore